Zjarr në një banesë shënohet një viktimë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sanjollas të bashkisë Kolonjë.

Sipas informacioneve nga policia mësohet se viktima është Shyqyri Selimi. Shkak i zjarrit në banesë dyshohet bombola e gazit ndërkohë që nga ky zjarr kanë shpëtuar 5 anëtarë të tjerë të kësaj familje.

Gjithashtu mësohet se viktima ishte invalid dhe është asfiksuar. 2 zjarrfikëse në vendngjarje po bëjnë të mundur shuarjen total të flakëve.

“Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30, në fshatin Sanjollas, Kolonjë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. S., 61 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.
————
Gjithashtu rreth orës 09:15, jemi njoftuar se në rrugën që lidh fshatin Tren, Devoll, me aksin rrugor Korçë-Kapshticë, kanë dalë nga rruga dhe janë rrëzuar në kanal, mjeti furgon tip “Benz” dhe mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin Ç. Ç., banues në fshatin Barç, Korçë.
Për pasojë, kanë marrë lëndime të lehta 4 pasagjerë të mjetit tip “Audi”, konkretisht shtetasit M. H; Sh. M; K. H. dhe Xh. Sh., të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Bilishtit”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakSOT NË REFERENDUM, BERISHA PËRCAKTON DATËN DHE ORËN E PROTESTËS SË ARDHSHME: DO TË MBLIDHEN DEMOKRATËT
Artikulli tjetër“KREP ME ÇOKOLLATË TË ZEZË”! ÇFARË BËN RAMA TEKSA SITUATA NË PD PO “ZIEN”!