Në lagjen “Punëtori”, në Fushë Krujë, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit E. S. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. S., 28 vjeç, dhe nëna e tij, shtetasja L. S., 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2024, në lagjen “Punëtori”, në Fushë Krujë, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit E. S. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. S., 28 vjeç, dhe nëna e tij, shtetasja L. S., 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakBASHA NË KIE: MOS GABONI ME UKRAINËN, NËSE DËSHTOJMË, I VJEN RADHA BALLKANIT
Artikulli tjetërKRIZA E TIFOZËVE DHE MUNGESA E GARËS, FSHF BËN SUPERLIGËN ME 12 SKUADRA?