Banka Botërore aprovoi një fond prej 50 milionë dollarësh për rehabilitimin e rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri. Projekti mbështet përmirësimin e akseseve në zona turistike dhe bujqësore.

Ai do të financojë rehabilitimin e rreth 55 kilometrave, duke përmirësuar lidhjen dhe sigurinë rrugore në këto zona ku jetojnë afro 80 mije banorë.

Në vitin e parë është parashikuar të nisë puna në tri segmente: Fier-Seman, Pogradec-Tushemisht dhe Qafë Thore-Theth.

Rehabilitimi i rrugëve përfshin edhe përshtatjen e tyre ndaj kushteve klimatike që lidhen me përmbytje apo rrëshqitje dheu.

Megjithëse përpjekjet e Bashkisë Shkodër vazhdojnë në këtë drejtim, çështje që lidhen me procedura të pamiratuara nga Ministria e Financave, nuk i japin mundësi Bashkisë të pajisë me dokumentacionin përkatës të pronësisë të banorëve të Thethit qoftë për bujtinat apo edhe tokat për të cilat nuk ka një ligj specifik në fuqi.

Marrëveshja e kredisë në mes Bankës Botërore dhe Qeverisë Shqiptare për financimin e projektit, pritet të lidhet ne mars të këtij viti dhe ka një vlerë 6.2 milion euro.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak25 VJETORI I PAPA GJON PALIT TË II-të NË SHKODËR
Artikulli tjetërSHQIPTARI DHE GREKU NDALOHEN NË DY MAKINA ME DROGË