KA VULLNETARË TË SHUMTË MEGJITHATË DUHET TË KETË MË SHUMË DHURIM. Banka e gjakut prane Spitalit Rajonal te Shkodres po funksionon normalisht dhe aktualisht nuk ka asnje mungese. Sipas punonjesve ne pergjithesi punohet me familjaret po ka edhe vullnetare te cilet dhurojne gjak. Komuniteti eshte i ndergjegjesuar per dhurimin e gjakut, disa prej tyre sidomos ato qe kane nje grup te rrale gjaku dorezojne kontaktet e tyre per ti ardhur ne ndihme personave ne nevoje ne cdo rast.

Sa i takon grupeve me te vecanta te gjakut si psh 0 negativ sipas punonjësve per momentin nuk ka mungese madje jane ne gadishmeri rreth 5 qese gjaku me kete grup gjaku megjithese nuk perjashtohen rastet kur mund te kete mungesa te grupeve te gjakut por zakonisht jane vete familjaret te cilet dhurojne gjak per te afermit e tyre ne nevoje. Nga ana tjeter bejne thirrje qe dhurimi vullnetar te vazhdoje pasi eshte nje veprim human i cili shpeton jete njerezish

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/Y7Xq1XolSys?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]