
Rreth një muaj më parë ka përfunduar investimi për asfaltimin e rrugës “Ethem Kazazi” në Shkodër, por banorët thonë se projekti është lënë përgjysëm pasi nuk janë asfaltuar edhe rrugicat, madje nuk është vendosur as ndriçimi rrugor. Një nga banorët Xhevdet Osmani thotë se investimi I kërkuar prej 30 vitesh duhej të ishte I plotë.
Ndërkohë, një problem tjetër në këtë zonë është edhe kanali I papastruar I ujërave të zeza. Banorët në rrugën “Ethem Kazazi” kanë kërkuar pastrimin dhe desinfektimin e këtij kanali por ende nuk është marrë asnjë masë nga institucionet përkatëse, duke bërë që banorët të jenë të ekspozuar nga përhapja e infeksioneve të ndryshme.


