SIPAS TYRE PREJ 25 VITESH AI AKS RRUGOR ËSHTË TOTALISHT I AMORTIZUAR. Rruga “Lidhja e Prizrenit” në lagjen “Manush Alimani” në qytetin e Shkodrës prej vitesh vijon që të jetë e amortizuar thuajse totalisht.

Edhe pse gjatësia nuk është shumë e madhe në atë segment banorët aty thonë se Bashkia Shkodër i ka lënë në harresë. Edhe pse në çdo fushatë elektorale është premtuar rikonstruksioni i asaj rruge në këto 25 vitet e fundit askush nuk ka ndërhyrë në atë rrugë. Një tjetër banor i lagjes “Manush Alimani” tregon situatën e vështirë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” dhe vështirësitë që janë për të qarkulluar në atë pjesë. Sidomos gjatë stinës së dimrit kur ka reshje të dendura shiu, gropat mbushen me ujë duke bllokuar totalisht rrugën. Aty pranë ndodhet edhe ndërtesa e zyrës së punës, shërbimit social dhe formimit profesional. Pjesa para ndërtesës ka nisur të rikonstruktohet por po punohet me ritme të ngadalta.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”https://www.youtube.com/embed/Pf58UQ1hRAE” frameborder=”0″ allowfullscreen ]