Qytetarë të shumtë të Mirditës kanë bllokuar Rrugën e Kombit. Kjo protestë vjen si pasojë e taksës që do të vendoset për këtë aks rrugor.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe deputjeta e PD-së, Albina Deda e cila është shprehur se Rruga e Kombit është bërë për të bashkuar kombin, por qeveria po bën të kundërtën.