Një prej zonave më të prekura nga përmbytjet vazhdon që të jetë njësia Ana e Malit e cila ka mbi 1100 hektar tokë të përmbytur. Banorët kërkojnë nga institucionet që të gjendet një zgjidhje për dëmshpërblimet pasi të mbjellat e tyre po shkojnë dëm.

Administratori i njësisë Ana e Malit Arben Ceni thotë se vijon të mungojë vëmendja e institucioneve shtetërore për banorët e përmbytur në toka bujqësore të njësisë Ana e Malit.

Kjo është hera e tretë që banorët në Anën e Malit përmbyten brenda një kohe të shkurtër prej tre muajsh duke bërë që dëmet ekonomike të jenë të mëdha.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakLAGJJA “KODËR MULLIRI” PA UJË TË PIJSHËM
Artikulli tjetërARRSH: RRUGA BOGË-THETH E BLLOKUAR NGA ORTEQET E BORËS