
Një prej investimeve më të rëndësishme, rruga Bahçallek – Bërdicë po vijon me ritme të shpejta. Aktualisht po punohet për zgjerimin e rrugës dhe vendosjen e tubacioneve për shkarkimet e ujrave të reshjeve. Banorët ndërsa vlerësojnë punimet, kërkojnë që të vendoset edhe një rreth rrotullim tjetër pranë stacionit të autobusave, çka do t’i lehtësonte edhe lëvizjen banorëve të Bahçallekut.
Inxhinieri i punimeve Elvis Keçi bëri të ditur se shumë shpejt do të miratohet vendosja e këtij rreth rrotullimi.
Ky segment rrugor ka një gjatësi prej 1830 m. Rruga është konceptuar e kategorisë D me dy korsi lëvizëse. Gjithashtu projekti parashikon ndërtimin e urës paralele me ekzistuesen me gjatësi 200 m. Vlera e investimit është 992 milionë lekë me TVSH.