
Banorët e rrugës “Frang Bardhi” në lagjen “3 Heronjtë” kanë marrë një iniciativë për rikonstruksionin e pjesshëm të rrugës para shtëpive të tyre. Kjo zonë, e armortizuar prej vitesh, i pengon ata të lëvizin çdo ditë ndërkohë që këtë të shtunë kanë kontribuar të gjithë për nivelimin e saj.
Banorët shprehen se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, nëse bashkia Shkodër nuk rikonstrukton këtë rrugë.
Problem në këtë zonë janë edhe mungesa e kanalizimeve, duke bërë që banorët të përballen shpesh me ujërat e zeza në oborret e shtëpive të tyre. Ata kërkojnë që kërkesa e tyre të dëgjohet dhe të arrijnë një dakordësi me bashkinë Shkodër për rikonstruksionin e kësaj rruge.