Pas protestës në fshatin Boks ku banoret nuk lejuan firmën italiane që të kryeje punimet ne afërsi te kalasë së “Krahtulit” policia ka bere shoqërimin e 9 personave.Siç mësohet ata janë Muhamet Shkreli,Tahir Karmaj, Fitim Karmaj,Halim Shabaj,Besim Karmaj ,Isa Karmaj ,Mentor Repaj ,Faik Hyseni,Afrim Karmaj. Këta persona sipas policisë janë shoqëruar ne komisariatin e Shkodrës ne konform me ligjin pasi kane penguar makineritë që të hyjnë ne kantier.

Ndërkohe një e moshuar Dushe Karmaj 69 vjeçe, banore e fshatit Boks tregon se si e kane kapur zvarre 5 police duke i shkaktuar dëmtime në këmben qe kishte të vendosur proteze. Disa nga te shoqëruarit pohuan se policia i kishte çuar ne komisariat ne orën 1 e 30 minuta te mesditës se djeshme duke i mbajtur aty deri ne orën 8 te darkës.Një dite me pare banoret e fshatit Boks te shkodrës bllokuan mjetet e firmës italiane e cila është pajisur  nga ministria e mjedisit me leje shfrytëzimi për gurore e cila është vetëm 50 metra larg shtëpive.Banoret thonë se ne te ardhmen do te ketë pasoja ekologjike ne mjedis dhe jete njerëzish.