
Mungesa e infrastrukturës ngriti në protestë banorët e fshatit Fushë-Milot në Kurbin. Ata bllokuan për disa minuta rrugën që lidh këtë zonë me superstradën Lezhë-Milot, në shenjë revolte ndaj mungesës së vëmendjes nga institucionet.
Sipas banorëve, segmenti rrugor me gjatësi rreth 2 kilometra është degraduar ndjeshëm, duke u bërë thuajse i pakalueshëm për shkak të gropave të shumta të krijuara. Ata fajësojnë kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë, të cilat transportojnë inerte nga lumi Mat, për situatën e krijuar.
Banorët e Fushe-Mlotit bllokimin e superstrades nëse nuk do të ketë ndërhyrje të shpejtë nga autoritetet për riparimin e rrugës dhe ndalilimin kalimit te mjeteve tw tonazhit tw rwndw tw cilat janw kthyer nw shqetwsim pwr ta.
Kjo rrugë, e cila lidh aksin e vjetër me superstradën, u shërben disa fshatrave të Kurbinit dhe përdoret gjithashtu si rrugë alternative për çlirimin e trafikut gjatë sezonit veror. Gjatë pesë viteve të fundit ajo ka pësuar dëmtime të shumta dhe, pavarësisht ankesave dhe protestave të vazhdueshme, nuk ka pasur ndërhyrje për riparimin dhe mirëmbajtjen e saj.






