NUK I KANË MARRË PRONAT EDHE PSE UA JEP LIGJI, TAKIM ME PREFEKTIN RADOVANI. Çështja e tokave në fshatrat Boriç i Madh dhe Boriç i Vogël në komunën Gruemirë vijon të mbetet një problem.

Banorët që pretendojnë se u takon toka bujqësore dhe që nuk e kanë marrë kanë zhvilluar një takim me prefektin e Qarkut Shkodër Paulin Radovani por sipas tyre nuk kanë gjetur zgjidhje. Prefekti Radovani thotë se do jetë shqetësimi më i madh me reformën e re territoriale çështja e tokave. Zgjidhja e vetme sipas prefektit mund të jetë një task-forcë e përbashkët. Banorët e Komunës Grueminirë duhej t’i kishin marrë tokat vite më parë sipas ligjit 7501. Para 3 viteve pati një ndryshim ligjor duke ia deleguar komunës këtë të drejtë. Komuna Gruemirë nuk e zbaton këtë ligj dhe vijon që t’i quaj toka shtetërore duke mos ia dhënë këtyre banorëve. Më parë pikërisht për pronat kryekomunari Lirim Nehani u ndoq edhe penalisht por deri tani është lënë i lirë.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/GN8NuPkVhUk?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakKRYEMINISTRI DHE ISH-KRYEMINISTRI REPLIKOJNË NË DISTANCË
Artikulli tjetërTRAJNIM PËR MËSUESIT QË DO TESTOHEN