Kisha “Zoja Rruzare”, në fshatin Kosmaç të Bashkisë Vau i Dejës, është zbukuruar falë kontributit dhe angazhimit të besimtarëve të zonës, të cilët kanë marrë pjesë në zbukurimin e ambientit të brendshëm të kishës dhe të oborrit përreth saj.
Zbukurimi është realizuar me kontributin e banorëve, nën drejtimin dhe kujdesin e famullitarit të zonës, Dom Mark Pashkja, duke krijuar një atmosferë festive dhe shpirtërore në prag të festave.
Ky zbukurim shënon jo vetëm përmirësimin e pamjes së kishës, por edhe forcimin e lidhjeve brenda komunitetit. Ai është një dëshmi e dashurisë dhe përkushtimit të besimtarëve ndaj vendit dhe jetës shpirtërore, duke bërë që Kisha “Zoja Rruzare” të jetë jo vetëm një vend adhurimi, por edhe pikë bashkimi për të gjithë banorët e Kosmaçit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPARANDALIMI I DHUNËS ME BAZË GJINORE
Artikulli tjetërTENTATIVË ARRATISJE NË BURGUN E SHËNKOLLIT