
Situata paraqitet shqetësuese edhe në lagjen Ajasëm në qytetin e Shkodrës. Shumë prej banorëve atje janë bllokuar si shkak i prezencës së ujit në oborret e tyre. Sipas banorëve uji në këtë lagje është mbi 1,30 cm.
Në lagjen Ajasëm ndodhet edhe xhamia e Plumbit ku prej pak kohësh po punohet për rikonstruksionin e saj. Si shkak i përmbytjes së saj tre makineri me vlerë mbi 2 milion euro janë dëmtuar duke sjellë dëmë të konsiderueshme për kompaninë e cila po kryen rikonstruksionin e saj.






