
Vendosja e një shtylle elektrike, e planifikuar në rrugën “Doktor Ali Spahia” në qytetin e Shkodrës, ka shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës. Ata thonë se kjo ndërhyrje pengon hyrjen në banesat e tyre dhe ngushton ndjeshëm rrugën, duke prekur rreth 200 familje. Banorët kanë depozituar ankesë pranë Policisë Bashkiake dhe presin që institucionet përkatëse të ndërhyjnë për zgjidhjen e kësaj problematike.
Sipas tyre, vendosja e shtyllës vështirëson qarkullimin e mjeteve të emergjencës, si ambulanca dhe zjarrfikësja, duke u kthyer në një shqetësim për të gjithë zonën.






