Banorët e përmbytur të zonës së Livade janë shprehur të revoltuar për diferencimin që i është bërë në grevën e urisë para pak kohësh në të cilën nuk u lejuan shumë gjëra duke i detyruar të dalin nga greva dhe këtë e krahasojnë me protestën e opozitës përpara kryeministrisë e cila vazhdon të zhvillohet edhe pse pa lejet përkatëse.

Banorët e zonës së përmbytur rikonfirmojnë se në rast se nuk marrin dëmshpërblimet e viteve 2010-2011 atëherë do të bojkotojnë zgjedhjet. Protestat e banorëve të zonave të përmbytura do të vijojnë sërish deri sa të marrin dëmshpërblimet e përmbytjeve të 2010-2011.

Artikulli paraprakBUSHATI: ADEMI MERRET ME REPLIKA BOSHE, S’KA QEVERISJE
Artikulli tjetërAUDITI, BASHKIA FUT NË ‘MORSË’ SHUMËSPORTËSHIN