Pavarësisht deklaratave të ministrit Saimir Tahiri dhe prefektit të Shkodrës Paulin Radovani se do të të fillojnë procedurat për dëmshpërblimin e familjeve në zonën e “Livadeve” të Shkodrës, këta të fundit kanë dalë sërish në protestë.

Ata kërkojnë dëmshpërblimin e banesave, ndërsa argumentojnë se premtimet që janë bërë përfshijnë vetëm përfitimet që u takojnë për tokat bujqësore. Thirrja ishte edhe për kreun e Bashkimit Sindikatave të Pavarura Albert Tukën që t’i mbështesë në këtë nismë. Banorët kërkojnë që çështja të diskutohet në parlament, pasi në të kundërt zgjidhjen e gjejnë tek përshkallëzimi i protestave. Janë 194 familje në lagjet e “Livadeve” të Shkodrës, të cilat kërkojnë dëmshpërblimet për tokat bujqësore dhe dëmtimet në banesa gjatë përmbytjeve të viteve 2010-2011. Sipas tyre, shumat që kanë marrë deri tashmë janë nga 18 mijë lekë të reja si masë shpërblimi.

Artikulli paraprakGRUEVSKI KËRCËNOHET ME “PROBLEME” NËSE MBETET JASHTË QEVERISË
Artikulli tjetërTRAFIKONIN KLANDESTINË, GODITET GRUPI KRIMINAL