Pas reagimit të një dite më parë banorët që ndodhen tek konvikti i shkollës “Arben Broci” në Shkodër dhe presin të zhvendosen tek godina e re në Zooteknikë ku kanë qëndruar përpara se të digjej kanë zhvilluar nëj takim në bashkinë Shkodër me nënkryetarin Ardit Qylybyli. Bashkia ka sqaruar banorët se pritet lidhja e energjisë elektrike nga ana e OSHEE tek godina e re….

 

Banorët kërkojnë që bashkia Shkodër dhe OSHEE të gjejnë sa më parë një zgjidhje pasi aktualisht tek konvikti i shkollës “Arben Broci” jetojnë në kushte çnjerëzore…

 

Këto familje që prej dy vitesh thuajse jetojnë në kushte të vështira tregojnë se kanë bërë akt marrëveshje me OSHEE dhe paguajnë rregullisht energjinë elektrike dhe e vetmja çështje është lidhja e kontratës së bashkisë me OSHEE…

 

Ndërkohë burime pranë bashkisë Shkodër por edhe OSHEE bëjnë me dije se bashkia më datë 16 shtator të këtij viti ka bërë një kërkesë  për lidhjen e energjisë elektrike tek godina e re në Zooteknikë që do jetë për familjet e pastreha dhe pas verifikimeve pritet që OSHEE të mundësoje lidhjen e energjisë dhe më pas të pastrehët të vijnë në ndërtesën e re.