Banorët e përmbytur të nënshkodrës pas takimit me Kryetaren e Qarkut Greta Bardeli kanë siguruar një farë shprese se mund të marrin dëmshpërblimet e banesave.

Ata kanë arritur që nëpërmjet ndihmës nga kryetarja e qarkut, të gjejnë listat e vlerësimit të shtëpive me vendim të këshillit të ministrave të cilat pritet që të bëhen publike në një ditë shumë të shpejtë. Ndërsa kompenisimin e energjisë elektrike e quajnë mashtrim banorët e nënshkodrës. Prej disa kohësh banorët e prekur nga përmbytjet janë në protesta duke kërkuar zbatimin e vendimit të këshillit të ministrave për dëmshpërblimin e tyre.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBASHKIA AKSION VULLNETAR PËR PASTRIMIN E VELIPOJËS
Artikulli tjetërPARANDALIMI I SHFRYTËZIMIT TË FËMIJËVE, BASHKIA NIS FUSHATËN SENSIBILIZUESE