
Banorët e Postribës vijojnë betejën për ujin e pijëshëm
Edhe ditën e fundit të këtij viti një përfaqësi e këtij komuniteti kanë ndërmarr një tjetër hap, ato kanë dërguar një padi në SPAK ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Zhvillimit Belinda Balluku, drejtorit ekzekutiv të AKBN Petrit Malaj dhe Viola Haxhiademi në cilësinë e Ministres së Infrastrukturës dhe Zhvillimit në kohën e kryerjes së veprës penale.
Akuza është për ndotjen e ujit nga gurorja në zonën e Postribës, një problematikë e ngritur prej kohësh nga banorët.
Banorët theksojnë se edhe investimi I realizuar nga ndërmarrja e ujësjellës kanalizime shkodër nuk ka zgjidhur këtë problematikë
Në kallëzim janë përfshirë disa fshatra të njësisë Postribë, ndërkohë problematika vijon që prej vitit 2017.






