Banorët e rrugës “Riza Hoti” në fshatin Dobraç i ri në bashkinë Shkodër kërkojnë që të rikonstruktohet kjo rrugë e cila është lënë në harresë prej rreth 30 vitesh. Kërkesa e tyre lidhet me një investim që po bën bashkia Shkodër në rrugën e hidrovorit, ndaj duan që investimi të përfshijë edhe rikonstruksionin e rrugës “Riza Hoti” me gjatësi rreth 400 metër.

Banorët e rrugës “Riza Hoti” prej vitesh kërkojnë që bashkia të hartojë një projekt për rikonstruksionin e rrugës, por deri tani ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje pozitive lidhur me problemin e tyre.

Artikulli paraprakBENET BECI: PARTIA IME POLITIKE ËSHTË SHKODRA
Artikulli tjetërDITA E BUZËQESHJES NË LEZHË