
Një grup banorësh nga qyteti i Shkodrës dhe Durrwsit dolën sot para Kuvendit të Shqipërisë, pak përpara nisjes së seancës, për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj projekteve që sipas tyre rrezikojnë pronat dhe banesat e tyre. Qytetarët e Velipojës kundërshtojnë ndërtimin e resortit pasi sipas tyre ajo zonë është toka e tyre. Ata i janë drejtuar Prokurorisë me dokumentet e pronës në duar, si dhe bashkisë së Shkodrës për të kërkuar llogari për lejen e ndërtimit .Ndërkohë banorët e Durrësit protestojnë për projektin TID për jetëzimin e bulevardit historik ‘Edidamn’, kur për jetëzimin e këtij plani, parashikohet shpronësimi i 74 familjeve.
Banorët kundërshtojnë projektin, duke pretenduar se tokat ku po realizohet investimi janë pronë e tyre dhe se po cenohen pa një proces të rregullt ligjor. Projekti turistik në këtë zonë parashikon ndërtimin e strukturave akomoduese dhe vilave turistike.






