
Banorët e Baks-Rrjollit zhvilluan këtë të mërkurë protestë para Prokurorisë së Shkodrës, duke kërkuar dhënien fund të zvarritjes njëvjeçare të hetimeve për pronat e tyre. Ata denoncuan se dosja po mbahet peng në zyrat e akuzës dhe se drejtimi i hetimeve është devijuar qëllimisht përmes ndryshimit të pyetjeve drejtuar ekspertëve topografikë.
Banorët kërkojnë një takim të drejtpërdrejtë me drejtuesit e institucionit, duke paralajmëruar se nuk do të tërhiqen deri në zbardhjen e plotë të çështjes.
Ndërkohë, një nga banorët e Rrjollit, Gëzim Pjeshka ka treguar një incidenti të ndodhur një ditë më parë në Lezhë, ku u shoqërua në polici gjatë një takimi të kryeministrit Rama.
Prej tre muajsh, vijon protesta e banorëve të Baks-Rrjollit kundër ndërtimit të këtij resorti, të cilin e cilësojnë si një rrëmbim të pronave.






