Banorët e Rrjollit kanë bllokuar sërish paraditen e sotme punimet për ndërtimin e resortit në zonën Baks-Rrjoll të Velipojës. Protesta vjen vetëm një ditë pas takimit që përfaqësues të banorëve zhvilluan në SPAK, ku kanë paraqitur shqetësimet dhe kundërshtitë e tyre lidhur me këtë ndërtim.
Sipas burimeve nga vendngjarja, banorët kanë ndërhyrë drejtpërdrejt në kantier, duke nxjerrë punonjësit nga makineritë e rënda të punës. Situata është tensionuar më tej, duke sjellë edhe përplasje me forcat e policisë, të cilat ndodheshin në zonë për të garantuar vijimin e punimeve.
Banorët shprehen të vendosur se do ta vazhdojnë protestën çdo ditë dhe në të njëjtën formë, derisa të ndalet përfundimisht ndërtimi që ata e konsiderojnë të paligjshëm dhe në dëm të komunitetit dhe zonës.
Prej pesë ditësh, banorët e fshatit Baks-Rrjoll vijojnë protestat në mënyrë të pandërprerë, duke kërkuar mbrojtjen e pronave dhe respektimin e të drejtave të tyre. Sipas banorëve, ky investim po kryhet në tokat e tyre të trashëguara.

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTOHET SHOFERI I DEHUR NË MOTOMJET
Artikulli tjetërAPLIKIMI NË PROKURORIMET PUBLIKE TË GRAVE SIPËRMARRËSE