Dita e shtunë është pritur si një ditë proteste nga banorët që rrezikojnë t’u prishen shtëpitë dhe bizneset përballë stadiumit “Loro Boriçi” por nuk është arritur që të zhvillohet.

Protestuesit kanë dorëzuar kërkesën për protestë një ditë më përpara në policinë vendore të Shkodrës por përgjigje nga ana e policisë ka qenë negative për shkak se nuk është bërë tre ditë përpara siç parashikon ligji për tubimet. Në këtë mënyrë policia e Shkodrës nuk e cilësuar si emergjente situatën për banorët e staidumit duke ia refuzuar momentalisht kërkesën e tyre për të protestuar. Pavarësisht kësaj protesta që ishte parashikuar me 28 janar do të bëhet ditën e enjte të javës së ardhshme në datën 2 shkurt ndërsa kësaj here kërkesa do të dorëzohet 4 ditë përpara në respekt të ligjit për tubimet.

Kjo protestë do të zhvillohet se sërish banorët e stadiumit rrezikojnë që t’u prishen shtëpitë dhe bizneset. Burime afër qeverisë tregojnë se për banesat është dhënë një çmim për shpronësim mbi 500 mijë lekësh të vjetër për metër katror duke e rritur me afro 400 mijë lekë duke qenë se më përpara varionte tek afro 120 mijë lekë të vjetër për metër katror. Sa i përket truallit çmimi për shpronësim nuk ka lëvizur dhe është afro 83 mijë lekë të vjetër. Banorët e stadiumit vazhdojnë që të mos jenë dakord jo vetëm me këto çmime por edhe me idenë për të shembur shtëpitë dhe bizneset që mund të preken. Qeveria vijon të këmbëngulë duke kërkuar më shumë hapësirë për parking për stadiumin e ri të Shkodrës ndërsa banorët nga ana tjetër nuk janë dakord sepse posedojnë tapitë për pronat e tyre ndërsa mendojnë se parkimi mund të zgjidhet me opsione të tjera pa patur nevojë që të prishen banesat dhe bizneset që kanë. Ende nuk ka marrë një zgjidhje përfundimtare kjo çështje ndërsa banorët qëndrojnë me ankth paditur fatin e tyre.

Artikulli paraprakGJATË 24 ORËVE NË QARKUN SHKODËR DORËZOHEN 7 ARMË ZJARRI
Artikulli tjetërTHEMELIMI I PARTISË, PËRÇAHEN ISH-TË PËRNDJEKURIT