Gjatë stinës së dimrit sa herë ka reshje shiu lëvizja në rrugën “Mehmet Shpendi” në Dobraç të Ri, bëhet pothuajse e pamundur. Përgjatë gjithë aksit janë krijuar gropa të mëdha të mbushura me ujë. Një shqetësim të tillë banorët e kanë ngritur prej më shumë se 20 vitesh, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë për të ndërhyrë në rikonstruksionin e këtij aksi.

Drejtuesit e automjeteve thonë se si shkak i amortizimit të rrugës kanë dëmtuar disa herë automjetet.

Amortizimi i rrugës “Mehmet Shpendi” në Dobraç të Ri e ka vështirësuar jetesën e banorëve. Ndaj ndërhyrja e institucioneve përgjegjëse në këtë aks është e domosdoshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, SHKAKTOI AKSIDENT DHE U LARGUA NGA VENDNGJARJA, SHPALLET NË KËRKIM 46-VJEÇARI
Artikulli tjetërNGROHJA NË SHKOLLAT E LEZHËS