Ish-kryebashkiakut të Vaut të Dejës dhe njëkohësh kandidatit për deputet në PD për qarkun Shkodër, Zef Hila, i është bërë një pritje fantastike nga simpatizantët e tij në fshatin Shelqet.

Hila u shpreh se është emocionuar nga pritja që banorët e Shelqetit i kanë bërë dhe se prania e shumë grave, burrave, vajzave dhe djemve të këtij komuniteti, në sytë e të cilëve shihet qartë entuziazmi për ndryshim, është garancia e fitores së madhe.

Kandidati për deputet premtoi që me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, të gjitha problemet e shprehura nga banorët do të jenë në qendër të vëmendjes të kësaj force politike për t’u zgjidhur.

POSTIMI I PLOTË