Zona në afërsi të komunitetit egjiptian prej kohësh njihet si një zonë ku mjetet lëvizin me shpejtësi të madhe. Banorët e këtij komuniteti tregojnë rastet e aksidenteve gjatë lëvizjes në këtë rrugë, ndërsa shprehen se bashkia I ka ndaluar të vendosin edhe ndalues të shpejtësisë për të rritur sigurinë e kalimtarëve.

Ndërkohë, edhe qytetarë të tjerë të cilët lëvizin në këtë zonë çdo ditë tregojnë se ndihen të rrezikuar nga lëvizja e mjeteve me shpejtësi të lartë.

Pak ditë më parë, një fëmijë 8-vjeçar mbeti I plagosur nga një aksident rrugor I ndodhur në këtë zonë për shkak se mjeti po lëvizte me shpejtësi të madhe. disa herë banorët kanë kërkuar që institucionet të marrin masa për këtë situatë, por ende nuk ka patur një ndërhyrje.

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR GATI PROJEKTIN PËR TRANSFORMIMIN E PLOTË TË TREGUT TË RUSIT
Artikulli tjetërSUBVENCIONET, INTERES I MADH I FERMERËVE NË APLIKIM