Amortizimi I rrugës “Komani” në qytetin e Shkodrës vijon të jetë një problem tejet shqetësues prej vitesh për banorët. Ata thonë se në ditët me shi lëvizja është mjaft e vështirë për shkak të gropave të krijuara në rrugë, ndërsa po dëmtohen edhe automjetet.

Banorët thonë se e kanë ngritur si shqetësim vazhdimisht, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë nga institucionet përgjegjëse.

Gjëndja në të cilën ndodhen rruga “Komani” e ka vështirësuar jetesën e banorëve në qytetin e Shkodrës. Edhe pse taksapagues të rregullt, banorët thonë se nuk kanë marrë asnjë shërbim nga institucionet përgjegjëse për asfaltimin e rrugës ku kalojnë çdo ditë.

Artikulli paraprak“FALË VIKTIMAVE TË 21 JANARIT U BËRE KRYEMINISTËR”, RAMA I PËRGJIGJET KOMENTUESIT: S’ËSHTË QËLLIMI IM TË BËJ POLEMIKA, KEMI BËRË BETEJË HISTORIKE PËR DREJTËSINË
Artikulli tjetërSHTATË SHËRBIME TË REJA NË POLIKLINIKË