Një nga rrugët kryesore në qendër të fshatit Bardhaj, të njësisë administrative Rrethina nuk është ndërhyrë asnjëherë në infrastrukturën rrugore. Banorët kërkojnë që bashkia Shkodër të shtojë vëmendjen dhe investimet në këtë zonë, pasi është e vështirë që gjatë dimrit të lëvizin vetëm me çizme kur dalin nga shtëpia.
Një problem tjetër në këtë zonë është edhe amortizimi I rrjetit elektrik tregojnë banorët.
Nisur edhe nga kërkesat e banorëve ndër vite, institucionet përgjegjëse duket se do të marrin masa duke filluar nga viti tjetër për rrjetin elektrik, po ashtu edhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore.