Banorët në fshatin Trush ashtu si sindikata e arsimit tregojnë se shkolla e mesme e agro-biznesit atje është drejt mbylljes.

Banorët shprehin shqetësimin e tyre ndërsa nuk dinë arsyet se përse po mbyllet shkolla në fshatin e tyre. Banorët e Trushit nuk janë dakord që shkolla e tyre të mbyllet.

Shumë prej familjeve të zonës së Trushit në rast se shkolla e tyre mbyllet do t’i lënë fëmijët pa i çuar në shkollat e tjera të mesme sepse siç deklarojnë nuk kanë mundësi ekonomike. Shkolla e mesme e Trushit u vlerësua nga banorët e zonës aq më tepër që fokus të saj kishte agro-biznesit por tashmë mbyllja e kësaj shkolle nuk është pritur aspak mirë.

Artikulli paraprakPLAGOSJA E BOKSIERIT, IDENTIFIKOHET AUTORI
Artikulli tjetërDIBRA: SHKOLLA E MESME E TRUSHIT DREJT MBYLLJES