Mungesa e ndricimit publik ne Unazen Lindore ka irrituar banoret e lagjes “Mark Lula” te cilet paralajmerojne protesta perpara cdo institucioni vendor nese kjo situate nuk merr zgjidhje perfundimtare.

Edhe pse prej kohesh ky segment i perfunduar se fundmi eshte pajisur me shtyllat e ndricimit ato nuk ndizen prej 1 muaji e gjysem duke e kthyer kete lagje sipas familjeve ne nje zone te pershtatshme per vjedhje te ndryshme te cilat jane shtuar ndjeshem. Jane gati mbi 1 mije familje qe preken nga i gjithe ky black-out prej gati 50 ditesh.Ndricimi publik duket se edhe ne kete segment nuk kryen funksionin qe duhej te kryente ashtu si edhe ne unazen perendimore.Banoret pervec kesaj kane edhe nje tjeter kerkese, levizjen e urbaneve te qytetit sherbim i cili nuk eshte vene nen funksion mbi kete segment mjaft te rendesishem.absudrdi sipas vete ketyre familjare qendron kur sistemi i ndricimit lihet ndezur edhe diten ne disa pjese te qytetit, ndersa tek unaza lindore nuk kryen funksionin e saj as gjate oreve te nates.