
Amortizimi i urës në hyrje të fshatit Bardhaj në njësinë administrative Rrethina, vijon të jetë një problem shqetësues për banorët prej më më shumë se 20 vitesh. Ata thonë se ndihen të rrezikuar ndërsa kalojnë permes urës pasi rrezikon të shembet dita-ditës. Një tjetër shqetësim për kalimtarët është edhe ngushtësia e urës. Çdo ditë banorët thonë se krijohen rradhë të gjatë për të kaluar, ndërsa tregojnë se ka raste kur ndodhin edhe debate mes drejtuesve të automjeteve.
Banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë për zgjidhjen e kësaj situate të krijuar prej vitesh.
Kjo është situata me të cilën banorët duhet përballen çdo ditë, prej më shumë se 20 vitesh. Automjetet duhet të qëndrojnë me minuta të tëra në hyrje – daljet e urës duke pritur njëra – tjetrën. Qarkullimi në urën e Bardhajve është tejet i lartë gjatë gjithë vitit, ndaj zgjerimi I saj është I domosdoshëm.