KANDIDATI I PS PREMTOI SE GJENDJA DO TË NDRYSHOJË TOTALISHT. Mali i Jushit në Komunën Bushat ishte ndalesa e radhës e kandidatit të PS për Bashkinë Vau Dejës Gjokë Lleshi. Shtabi i kandidatit të PS u shprehën se Gjokë Lleshi është zgjidhja e duhur.

Banorët e zonës morën pjesë duke u shprehur se vota e tyre do të shkojë unanimisht për kandidatin e PS Gjokë Lleshi. Kandidati Lleshi u premtoi banorëve se fitorja e tij është e sigurtë dhe se Mali Jushit dhe krejt Bashkia e re e Vau Dejësit do të marr një pamje tjetër. Në Malin e Jushit kandidati Gjokë Lleshi pati një pritje masive dhe u largua me bindjen e plotë se në atë zonë fitorja është e sigurtë.

Artikulli paraprakZEF HILA PREMTON TJETËRSIMIN E LAGJES KINOKLUB
Artikulli tjetërKANDIDATI LLESHI: MALI JUSHIT NË GJENDJE TË MJERUESHME