Prej më shumë se 30 vitesh banorët e lagjes “Ndocej” në Shkodër vuajnë mungesën e infrastrukturës.
Vetëm pak metra nga unaza perëndimore në këtë rrugicë ku banojnë një numër I konsiderueshëm familjesh, ndeshesh me një sërë probelmatikash, sic mungesa e asfaltimit të rrugës e ndricimit gjithashtu shqetesim jane edhe ndërtimet pa leje të cilat kanë ngushtuar rrugën duke e bërë të pa mundur hyrjen e ambulancës apo të zjarrfikses.
Ndërsa nje tjeter problem është prezenca e një mecereje e cila qëndron në mes të rrugës .
Banorët detyrohen të lëvizin mbi këtë mecere për të shkuar në banesat e tyre

Izet Kotrri banorë i vjetër I kësaj lagje tregon se ka që në 2015 që bënë kërkesë sëbashku me banorët e tjerë pranë bashksië për të rikonstruktuar rrugën po deri tani kane marrur vetëm premtime

E ndërsa investimet në shumë zona të qyetit po vijojnë banorët e lagjes “Ndocej” shpresojnë që edhe rruga e tyre të jetë pjesë e projekteve për rikulifikim

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBIE NË KONTAKT ME ENERGJINË ELEKTRIKE, HUMB JETËN 38 VJEÇARI
Artikulli tjetërKORENTI I MERR JETËN ISH FUTBOLLISTIT SHKODRANË