Në Mamurras banorët nuk kanë zgjidhje tjetër pervecëse të kalojnë mbi rrënojat e mbetura të Urës së Drojës. Shembja ndodhi dy javë më parë për shkak të përmbytjeve dhe banorëve iu premtua një urë provizore por puna për ndërtimin e saj nuk ka nisur ende.

Të vetëdijshëm për rrezikun iu kanoset nga kalimi mbi këtë urë, banorët thonë se e kane te pamundur të përshkojnë kahun tjetër, e cila ka kosto për të udhëtuar. Zgjidhje është ofruar vetëm për nxënësit e shkollës së Shperdhetit, për të cilët zyra Arsimore ka vendosur në dispozicion të tyre disa mjete transporti.

Ura e Drojës e ndërtuar që në vitin 1930 është rikonstruktuar në pjesën sipërfaqësore, por reshjet e furishme e shkatërruan atë duke e bërë të rrezikshme tashme për banoret e disa fshatrave përreth saj.