Vijnë nga Dukagjini në Shkodër për të aplikuar për ndihmë ekonomike teksa përfitojnë jo më shumë se 5 mijë lekë ndërsa 2 mijë lekë paguajnë vetëm për udhëtimin që bëjnë.

Mund të jetë edhe ironi fati por banorët e njësive Shosh, Shalë dhe Pult duhet që të vijnë tek njësia administrative Rrethina për të aplikuar në skemën e re të ndihmës ekonomike por paratë që i teprojnë nga ajo pagesë që marrin më pas është shumë e pakët. 40% të shumës e shpenzojnë për udhëtimin nga Dukagjini në Shkodër dhe anasjelltas. Kjo mënyrë sipas banorëve të njësive administrative të Dukagjinit nuk është aspak e drejtë dhe kërkojnë që zyrat të zhvendoset në vendet ku ata jetojnë. Nuk dihet ende se përsa kohë banorët e njësive administrative të Shoshit, Shalës dhe Pultit do të duhet të zbresin në Shkodër por kërkojnë që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje sepse vetëm për ndihmën ekonomike njëri nga anëtarët e familjeve përfituese duhet të vijë minimalisht një herë në 3 muaj.

Artikulli paraprakVAU DEJËS, MUNGON UJI BANORËT ANKOHEN
Artikulli tjetër“QYTETARËT TË APLIKOJNË PËR NDIHMË EKONOMIKE”