Jemi ne prag te vitit 2016 dhe banoret e zones te Dobracit jetojne si ne fillimin e viteve 90.Ata cdo dite jetojne me ankthin dhe rrezikun e telave elektrike.

Banoret ngrejne shqetesimin se Operatori i Sistemit te Shperndarjes se energjise Elektrike ka harruar te nderhyje ne rrjetin e amortizuar tej mase kohet e fundit, ndersa nga ana tjeter nuk harron te u dergoje cdo muaj faturat e majme te energjise te cilat keta te fundit i paguajne rregullisht.Zona e dobracit ndodhet vetem pak kilometra larg qytetit te shkodres dhe situate nuk eshte aspak e mire. Banoret e kesaj zone rrefejne se moti i keq i 2 javeve me pare rrezoi disa nga shtyllat formale te vendosura nga vete ata duke I lene per ore te tera ne erresire. Si te mos mjaftonte gjendja e veshtire ekonomike qe po kalojne ata shprehen se kane paguar disa here pare nga xhepi i tyre nderrimin e transformatorit i cili ndodhet ne meshire te fatit dhe i pambrojtur nga kapricot e shpeshta te motit. Këto linja janë vendosur ne menyre private nga vete familjaret ,me te cilat furnizohen me energji elektrike me shume se 20 familje . Pjesa më e madhe e telave te zhveshur kalon nëpër tokat bujqësore dhe c’eshte me e keqja fare prane shtepijave.