Prej vitesh amortizimi i rrjetit elektrik në fshatin Bleran-Bardhaj vijon të jetë një problem shqetësues për banorët. Telat e energjisë janë të dëmtuar, të varur dhe në lartësi tejet të ulët. Banorët shprehen të frikësuar , pasi çdo ditë kalojnë nën kabllo të dëmtuara që përbëjnë rrezik serioz për ta, veçanërisht gjatë kushteve të motit të keq.

Banorët tregojnë se ka patur disa raste ku telat janë këputur duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Amortizimi i rrjetit elektrik sipas banorëve është ngritur disa herë si shqetësim, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë për ti dhënë zgjidhje kësaj problematike. Banorët bëjnë apel për ndërhyrje të menjëhershme pasi jeta e tyre po vihet në rrezik çdo ditë.

Artikulli paraprakLEZHË, SEKUESTROHEN 34 KG KANABIS, NJË NË PRANGA, NJË TJETËR NË KËRKIM
Artikulli tjetërDHURIM GJAKU PËR PERSONAT TALASEMIK