Banorët e zonave të banuara për gjatë Bypassi-t të Shkodrës ndihen të rrezikuar nga shpejtësia me të cilën lëvizin drejtuesit e mjeteve, po ashtu, ky problem bëhet edhe më I madh kur në këtë zonë mungojnë në pjesën më të madhe edhe barrierat mbrojtëse. Sipas tyre, investimi I papërfunduar dhe moszëvëndësimi I barrierave që mungojnë me ato të reja, rrisin rrezikshmërinë gjatë lëvizjes së banorëve përgjatë këtij aksi prej 4.8 km të gjatë.

Banorët kërkojnë që qarkullimi në këtë zonë të monitorohet nga Policia Rrugore, për të rritur në këtë mënyrë sigurinë e tyre gjatë lëvizjes në këtë rrugë. Vjedhja e këtyre barrierave mbrojtëse prej 5 muajsh ku bypassi u hap zyrtarisht për lëvizjen e automjeteve është një nga veprat më të shëmtuara që vijon të përsëritet dita – ditës. Institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për zëvëndësimin e tyre, po ashtu as për identifikimin e personave përgjegjës.

 

Artikulli paraprakBALLA BIE DAKORD ME KËRKESËN E ALIBEAJT: MJAFTON QË PROCESI TE JETË KUSHTETUES, PS DO NJË PRESIDENT PËR TË GJITHË SHQIPTARËT
Artikulli tjetërSHKODËR, MBYLLJA E SPORTELEVE KRIJON KAOS TEK QYTETARËT