Në fshatin Bardhaj të njësië Rrethina, mungesa e investimeve në shtyllat dhe përcjellësit e energjisë elektrike ka bërë që banorët të jetojnë me frikën se mos bien në kontakt me energjinë elektrike nga moment në moment. Shtyllat eketrike në këtë zonë janë pothuajse të rrëzuara, ndërsa përcjellësit tejet të amorizuar shkëputen vazhdimisht nga shtyllat duke rënë në oborret e shtëpive. Banorët tregojnë se këto raste përsëriten shumë shpesh.

Ata tregojnë se si shkak I neglizhencës së institucioneve janë detyruar të investojnë personalisht për mirëmbajtjen e rrjetit elektrik.

Rrjeti I amortizuar elektrik tashmë ëshët kthyer në një problem serioz për dhjetëra familje në fshatin Bardhaj. Gjithashtu problem në këtë zonë janë shtyllat e ulëta elektrike të cilat rrezikojnë më së shumti fëmijët.