As pas përmbytjes së tretë brenda disa muajve banorët e fshatit Obot të njësisë Ana e Malit duket se nuk do të marrin asnjë dëmshpërblim. Ndonëse kanë kaluar disa javë nga tërheqja e ujit plotësisht nga tokat e përmbytura deri më tani askush nuk është paraqitur për të bërë verifikimin e dëmeve. Njac Pema është një nga fermerët e fshatit Obot. 66 vjeçari tregon se si përmbytjet dëmtuan tokat etyre ndërkohë që askush deri më tani nuk është dukur për verifikuar dëmin.

Fermeri tregon se e ka të pamundur për ti rimbjellur tokat sërish ndaj është i detyruar që ti lërë ato bosh.

Nga ana tjetër në fshatin Obot të Njësisë Administrative Ana e Malit edhe ato pak toka të cilat i kanë mbijetuar përmbytjeve tashmë për shkak edhe të temperaturave të ulëta po shkatërrohen.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKOLLAT PRIVATE REZULTATE MË TË LARTA SE PUBLIKET
Artikulli tjetërQYTETARËT: SHQETËSIM UJËRAT E ZEZA NË LEZHË