Banorët të cilët jetojnë tek ish- Fermentimi vijojnë prej shumë kohësh të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Megjithëse instalimi i rrjetit ujësjellës është vendosur prej më shumë se 7 vitesh, uji ende nuk mbërrin në banesa. E vetmja mënyrë për të siguruar ujin e pijshëm për këto banorë është përmes puseve të hapur nga vetë ata.

Ndonëse uji nuk mbërrin , sërish banorët përballen me faturat e një shërbimi të munguar. Që nga vitet 90 e ende sot, pavarësisht shumë premtimeve, për rreth 500 banorët e kësaj zone, uji pijshëm mbetet sfidë e përditshme, pavarësisht se kanë kërkuar disa herë që kjo situatë të zgjidhet sa më parë.

Artikulli paraprak“2 MARSI, BESËLIDHJA E LEZHËS FESTË ZYRTARE”
Artikulli tjetërRRITET KUJDESI NDAJ KAFSHËVE SHTËPIAKE