Jo pak herë në media është bërë public shqetësimi I banorëve të fshatit Bleran në njësinë administrative Rrethina, sa I takon amortizimit të rrjetit elektrik në të cilin nuk është ndërhyrë prej më shumë se 20 vitesh.

Ai që bën denoncimin më të fortë është banori Ndue Pepushaj I cili tregon se si shkak I shkëputjes së një përcjellësi të amortizuar dhe kontaktit me rrymën elektrike, një person ka humbur jetën pak kohë më parë në këtë zonë.

Ndërkohë, edhe pas kësaj ngjarje, institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërhyrë për të ndryshuar rrjetin elektrik, duke I lënë qindra fëmijë e të rritur të ekspozuar përballë këtij rrezikut të kontaktit me rrymën elektrike.

Deri më tani, institucionet përgjegjëse nuk kanë ofruar një zgjidhje për shumë problematika të banorëve në fshatin Bleran. Kjo është ndër zonat më të varfra dhe me probleme të shumta social-ekonomike në njësinë Rrethina.

Artikulli paraprakNDAHET NGA JETA MUZIKOLOGU DHE PROFESORI I NJOHUR SHKODRAN
Artikulli tjetërNJË VIT NGA ZGJEDHJET NJËPARTIAKE NË SHQIPËRI!