Një qytetar ka kërcënuar me armë specialistin e emergjencave në bashkinë e Gjirokstrës. Shtetasi Aranit Bajrami ka kërcënuar specialistin se do të merrte çiften dhe do t’i vriste nëse nuk i zgjidhnin problemin e tij.

Qytetari banon në pallatin 7 katesh i dëmtuar javët e fundit nga rrëshqitja e dherave, duke pretenduar se institucionet janë treguar neglizhente. Shefi i Shtabit të Emergjencave në Bashkinë e Gjirokastrës ka thënë për Ora News se qytetari nuk ishte i kënaqur me reagimin e shtetit për kthimin në banesë dhe Banorët e pallatit në në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër gjenden në vështirësi prej disa javësh për shkak se u rrezikohen banesat e tyre nga shembja.

Nga ana tjetër, zyrtari i kërcënuar i është drejtuar policisë ku ka kryer denoncimin.

Artikulli paraprakISHTE LARGUAR NGA BANESA, BURRI GJENDET I VDEKUR
Artikulli tjetërRIKTHEHET DËBORA, RESHJE TË DENDURA NË KUKËS DHE RRUGËN E KOMBIT