Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka nisur nga Malësia e Madhe ciklin e takimeve në terren në kuadër të nismës më të re “Udhëtimi në Shqipëri”. Ky projekt do ta çojë institucionin drejtpërdrejt pranë qytetarëve dhe komuniteteve lokale në 10 bashki të vendit.

Aktiviteti i parë u fokusua në një tematikë mjaft të ndjeshme: “Barazia në aksesin në shërbimet publike”. Takimi mblodhi qytetarë, përfaqësues të institucioneve vendore, organizata të shoqërisë civile dhe grupe të komunitetit.

Gjatë tre viteve të fundit vërehet një rritje e ndërgjegjësimit nga qytetarët për t’iu drejtuar zyrës së diskriminimit. Nisma “Udhëtimi në Shqipëri” do të vijojë ndalesat e saj edhe në bashkitë e tjera, me synim forcimin e dialogut dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në të gjithë vendin.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakARRESTI I DREJTORESHËS SË SHISH, RAMA I DELEGON KOMPETENCAT ELVIS LILËS, DREJTOR I DEPARTAMENTIT OPERATIV
Artikulli tjetërSHEMBEN OBJEKTET PRANË SHKOLLËS “MARTIN CAMAJ”