Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Vllaznisë dhe Laçit, e vlefshme për javën e 13-të në Superiore. Të dy skuadrat që janë rivale direkte në klasifikimin e kampionatit, ndanë pikët në ndeshjen e luajtur në “Loro Boriçi”. Edhe pse rastet nuk munguan nga të dyja krahët në një ndeshje shumë të luftuar, skuadrat nuk ia dolën dot ta dërgojnë topin në rrjetë. Kështu, në fund erdhi një barazim pa gola që u shkon më shumë për shtat kurbinasve. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, foli për mediat, ku tha se sipas tij, në rast se në fushë do të ishte Bekim Balaj, ekipi i tij do të kishte shënuar me rastet që kishin.

Nga ana tjetër, trajneri i Laçit, Mirel Josa, është i kënaqur me barazimin për mënyrën se si shkoi loja.

Kjo është ndeshja e katërt rradhazi në kampionat pa fitore për ekipin e Vllaznisë, duke qenë gjithmonë e më e rrezikuar në zonën e ftohtë të klasifikimit, teksa ekipi shkodran mban vendin e shtatë me 14-pikë, ndërsa skuadra e Laçit pas këtij barazimi zbret në vendin e pestë me 15-pikë, me kurbinasit të cilët marrin një pikë të rëndësishme në transfertë.

Artikulli paraprakMUZIKA FOLKLORIKE GJALLËRON LEZHËN
Artikulli tjetërVOKSHI: NUK HEQIM DORË NGA PROTESTA