Egnatia është kualifikuar për në finalen e madhe të “Final Four”, pas barazimit pa gola ndaj Partizanit në “Arenën Kombëtare”. Renditja në vendin e parë në kampionat favorizon rrogozhinasit, që prejnë kështu biletën. Në minutën e 12-të, Aleksi tentoi nga larg, pa rezultat.

10 minuta nga fundi i pjesës së parë, Eleke nuk koordinohet si duhet në zonë, me goditjen e tij që përfundoi jashtë. Në fillimin e pjesës së dytë, Keko “flirtoi” me golin e avantazhit, por vetëm kaq, pasi e majta e tij shkoi fare pranë portës. Pavarësisht 6 minutave shtesë dhe presionit të skuadrës së Gegës, shifrat mbetën të njëjta.

Egnatia festoi në fund kualifikimin e madh. Ekipi i Edlir Tetovës gjen Vllaznisë në finalen e madhe të “Final Four” që do të mbahet në 12 maj.

Artikulli paraprakKANDIDATI I PD PËR QARKUN E LEZHËS, GJIN GJONI: NUK I TREMBEM INTRIGAVE E SHPIFJEVE
Artikulli tjetërIRANI: KEMI TESTUAR NJË RAKETË QË MUND TË ARRIJË NË IZRAEL PA PENGESË