Golat e shënuar nga tre sulmuesit e jashtëzakonshëm Lionel Messi, Neymar dhe Luis Suarez kanë udhëhequr edhe një herë tjetër Barcelonën në La Liga.

Kampionët e Spanjës në fuqi fituan 6-0 ndaj Athletic Bilbao dhe renditen në vendin e dytë të kampionatit, me dy pikë më pak se Atletico Madrid kryesuese dhe me dy pikë më shumë se Real Madrid i vendit të tretë. Katalanasit kanë luajtur një ndeshje më pak se dy ekipet e kryeqytetit. Që në minutën e tretë të ndeshjes në “Camp Nou” ndodhi episodi që vulosi fatet e sfidës. Luis Suarez fitoi një 11-metërsh dhe portieri mik që e pengoi Gorka Iraizoz u ndëshkua me karton të kuq. Nga pika e bardhë e 11-metrave, Lionel Messi shënoi golin e avantazh për katalanasit, duke festuar më së miri ndeshjen e parë si “Topi i Artë 2015”, trofe të cilin argjentinasi e paraqiti para tifozët në fillim të ndeshjes. Kur u mbush gjysmë ore lojë Neymar shënoi golin e dytë për Barcelonën, pas pasimit të marrë nga Luis Suarez, ndërsa dy i fundit ishte autori i golit të tretë, në momentin që Neymar vendosi t’i kthejë borxhin. Lionel Messi nuk luajti në pjesën e dytë dhe u zëvendësua nga Arda Turan. Nga këmbët e mesfushori turke erdhën edhe dy golat e tjerë të Barcelonës, firmosur nga Rakitic dhe Suarez. Suarez shënoi edhe golin e gjashtë. Luis Suarez është golashënuesi më i mirë në La Liga me 18 gola, dy më shumë se Neymar, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema.

Artikulli paraprakVENDI MBËRTHEHET NGA I FTOHTI, PROBLEME NË TË GJITHË VENDIN
Artikulli tjetërBAYERN E NIS ME HUMBJE 2016-ten